KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria së shpejti një kompani fluturimesh me “Turkish Airlines”
Shqipëria së shpejti një kompani fluturimesh me “Turkish Airlines”

Shqipëria së shpejti një kompani fluturimesh me “Turkish Airlines”

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se së shpejti në destinacione të ndryshme, do të nisi nga funksionimi një linjë ajrore shqiptare. Linja është një bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe “Turkish Airlines” me presidentin e së cilës zoti Rama dha një konferencë shtypi. “I jam mirënjohës Presidentit të Turqisë dhe drejtuesit ekzekutiv të “Turkish Airlines”, që po na japin një ndihmë të vyer” tha zoti Rama. “Jemi afër realizimit të projektit dhe shpresojmë që këtë vit të nisin fluturimet e para. Kompania e re shqiptare shpresoj që të shërbejë me të njëjtën cilësi si “Turkish Airlines”, edhe pse në madhësi nuk mund të krahasohemi” tha zoti Rama.
Kryeministri pranoi se cilësia e transportit ajror të shqiptarëve lë shumë për të dëshiruar. “Flas për shërbimin që u jepet njerëzve në shumë drejtime, me një cilësi të ulët dhe kosto të lartë” tha ai. “Ne do tu japim shqiptarëve një mundësi të re dhe do të nisim një epokë të re edhe në këtë drejtim” tha zoti Rama.

Sicred