KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria pritet të përfshihet nga shiu, por edhe dëbora
Të enjten nisin rreshjet e shiut

Shqipëria pritet të përfshihet nga shiu, por edhe dëbora

Moti shumë i ftohtë me dëborë dhe ngrica duket se po zëvendësophet nga  shirat që po i drejtohen pjesës më të madhe të territorit të Shqipërisë. Sipas meteorologëve të premten do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe të dendura, ndërsa temperaturat do të kenë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Reshjet me intensitet të lartë në formën e shtrëngatës dhe stuhisë do të regjistrohen në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës. Në zonën e Alpeve, në zonat malore të Juglindjes dhe Verilindjes do të ketë reshje bore. Deti do të jetë i forcës 7 me lartësi vale 5.8 metra. Temperaturat do të variojnë nga -6° në 13 gradë celsius. Egziston frika se rreshjet e shiut mund të sjellin shkririjen e akujve dhe dëborës duke rritur prurjet në lumenj të cilët rrezikojnë përmbytje. Si zakonisht pjesa më e rrrzikuar mbetet ultësira midis Shkodrës dhe Lezhës. Autoritetet thonë se kanë marrë masa për të minimizuar pasojat.

Sicred