KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria, pjesë e trojkës së OSBE-së, Bushati: Do të testohen kapacitetet diplomatike të vendit
Shqipëria, pjesë e trojkës së OSBE-së, Bushati: Do të testohen kapacitetet diplomatike të vendit

Shqipëria, pjesë e trojkës së OSBE-së, Bushati: Do të testohen kapacitetet diplomatike të vendit

Me mbështetje unanime të vendeve anëtare të OSBE-së, Shqipëria ka zyrtarizuar të premten gjatë Takimit të 25-të të Këshillit Ministror të organizatës në Milano, vendimin për kryesimin e saj në vitin 2020. Kreu i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati e sheh këtë si fazë vendimtare për Shqipërinë përkundrejt kontributit për arkitekturën e sigurisë evropiane. “Hapësira e OSBE-së shtrihet nga Vankuveri në Vladivostok, e për pasojë do të testohen jo vetëm kapacitetet politike dhe diplomatike të vendit tonë gjatë ushtrimit të përgjegjësive në Trojkë dhe në drejtimin e OSBE-së, por njëkohësisht dhe aftësitë tona për të ndërvepruar me të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate të madhe, me vendet partnere, me institucionet autonome që veprojnë brenda arkitekturës institucionale të OSBE-së, të cilat në një mënyrë a një tjetër kanë një impakt pozitiv në këtë hapësirë” tha zoti Bushati.
Shqipëria do të marrë kryesimin e OSBE-së pas katër kryesive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Ministri i jashtëm shqiptar u shpreh i angazhuar edhe si një vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin dhe në atë të OSBE-së në tërësi. Kryesimi që shtrihet për vitin 2020, e bën Shqipërinë anëtare të Trojkës së kryesisë që nga 1 janari i vitit të ardhshëm me Sllovakinë, e cila merr kryesinë në vitin 2019 dhe Italinë, që po mbyll kryesinë e saj, strukturë që shtrihet për tre vjet për çdo vend kryesues.

Sicred