KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përfshihet nga rreshjet
https://youtu.be/JTPgvG6iNUc

Shqipëria përfshihet nga rreshjet

Shqipëria është përfshirë thuajse e gjitha nga rreshje të dendura shiu duke rënduar situatën në të gjithë vendin. Më e vështirë ajo duket në qarkun e Shkodrës, ku harta e përmbytjes po zgjerohet. Një ditë më parë IGJEUM paralajmëroi rritjen e prurjeve në pjesët malore të basenit të Dinit. “Në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 20, 21 dhe 22 mars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit” bëhet e ditur në njoftimin e IGJEUM. Rritje e ndjeshme e prurjeve të lumenjve pritet edhe në zonat fushore çka mund të rrezikojë përmbytje.

Sicred