KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përfshihet nga moti i keq
Analiza e Situates Meteorologjike Gadishulli i Ballkanit do te ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore te paqendrueshme te cilat do te ndikojne ne vendin tone mot te paqendrueshem me rreshje shiu dhe renie te temperaturave. E Hene 19 Shkurt 2018 Fillimi i javes dt 19 Shkurt moti do te jete me vranesira mesatare deri te dendura te cilat do te shoqerohen me rreshje shiu ne te gjithe vendin. Era do te jete me drejtim Verilindje (NE) Juglindje (SE) me shpejtesi 10-20m/sek ne bregdet. Valezimi do te jete i forces 5 lartesi vale 1,5 deri ne 2,5 meter ne det te hapur. Temperaturat min dhe max Zonat malore 2/8 Zonat e uleta 7/14 Zonat bregdetare 10/16 Kosova per diten e Hene dt 19 Shkurt do te jete me mot te vranet rreshje shiu dhe rreshje bore. Temperaturat ne ekstremet e tyre do te luhaten ne vlera nga 0 grade ne mengjes deri ne 6 grade Celcius ne mesdite. E Marte 20 Shkurt 2018 Dita e Marte dt 20 Shkurt ne vend do te mbizoteroje mot i vranet dhe rreshje shiu, ne zonat malore ne lartesite 800-1000 metra mbi nivelin e detit do te kete rreshje bore. Era do te jete me drejtim Juglindje (SE) me shpejtesi 10-20 m/sek ne bregdet. Valezimi do te jete i forces 5 lartesi vale 1,5 deri ne 2,5 meter ne det te hapur. Temperaturat min dhe max Zonat malore 2/5 Zonat e uleta 7/14 Zonat bregdetare 10/16 Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Shqipëria përfshihet nga moti i keq

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria është përfshirë nga një mot me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshjet më intensive kanë qenë në qarkun e Vlorës, Elbasanit, Durrësit, Tiranës, Shkodrës dhe në disa zona malore ka patur reshje dëbore si në qarkun e Kukësit, Elbasanit dhe Korçës.

Në të gjithë Qarkun e Kukësit në lartësitë mbi 700 m dëbora arrin deri në 10 cm, kurse në Njësinë Administrative Stëblevë, bashkia Librazhd, dëbora arrin në trashësinë deri në 5 cm, por pa krijuar probleme. Akset kombëtare dhe rurale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet normalisht. Hidrovoret punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike.

Në Qarkun e Vlorës gjatë 24 orëve të kaluara ka patur moti ka qenë me reshje shiu me intesitet të ulët, të cilat pas mesnatës u bënë intensive duke krijuar prezencë uji në rrugët e qytetit. Në zonën e Shkollës së Marinës për shkak të punimeve në segmentet rrugore të brendshme pati probleme me prezencë të shtuar të ujit në oborret e dy banesave. Forcat zjarrfikëse ndërhynë duke larguar ujin nga oborret.
Në Qarkun e Durrësit rreshjet kanë shkaktuar rritjen e prezencës së ujërave në disa zona të qytetit, si në Shkozet dhe në lagjen e Kënetës, por pa shkaktuar dëme.

Në Qarkun e Tiranës ka patur reshje intensive shiu. Në qytetin e Tiranës pati prezencë të ujrave sipërfaqësore në rrugën “Don Bosko”, “Medar Shtylla”, pranë shkollës profesionale Teknologjike, në disa zona në Kombinat, por ujërat kanë qenë të përkohëshme dhe me ndërprerjen e reshjeve situata u normalizua.
Në qarqet e tjera të vendit ka patur reshje normale dhe nuk raportohet për situata emergjente të krijuara prej kushteve të motit.