KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përfshihet nga moti i keq, por situata është nën kontroll
Shqipëria përfshihet nga moti i keq, por situata është nën kontroll

Shqipëria përfshihet nga moti i keq, por situata është nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në të gjitha qarqet është nën kontroll pavarësisht motit të keq me shi e reshje bore që ka përfshirë vendin.
Nga informacionet e marra nga Qendra Kombëtare Operacionale dhe prefekturat, MM njofton se vetëm aksi Peshkopi-Lurë, është i bllokuar nga bora, ndërsa në të gjitha akset e tjera kalohet normalisht me zinxhirë. Strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri dhe po monitorojnë në vazhdimësi situatën.
Në qarkun Shkodër reshjet e borës janë me intensitet të ulët në zonat urbane (qytete) dhe deri mesatare në zonat rurale, si dhe më intensive në lartësitë malore. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme.
Në qarkun Kukës akset rrugore nacionale që menaxhohen nga ARRSH dhe ato rurale që menaxhohen nga pushteti vendor janë të qarkullueshme pa probleme.
Ndërsa në qarkun Dibër reshjet e borës në zonat malore janë me intensitet të lartë. Akset rrugore aksi Peshkopi-Lurë është i bllokuar dhe qarkullohet nga aksi Lurë-Rrëshen pa probleme.
Në qarqet Elbasan, Korçë, Vlorë, Gjirokastër, Berat, nuk ka reshje dëbore në zonat urbane dhe rurale. Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të qarkullueshme pa probleme. Subjektet kontraktore kanë venë në gatishmëri të gjithë forcat dhe mjetet, për të ndërhyrë në çdo situate emergjente.
Forcat e Armatosura (FA) për situatat e emergjencës civile të shkaktuara nga reshjet e borës kanë në gatishmëri kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknikë për ndërhyrje të posaçme. Kapacitetet njerëzore dhe teknike, FA i kanë të vendosura pranë qarqeve më problematike, për të vepruar në një kohe sa më të shkurtër duke u ofruar ndihmë të menjëhershme banorëve që mund të ndodhen në situatë kritike për jetën, njofton Ministria e Mbrojtjes. Pritet që moti i keq të vazhdojë edhe për dy tre ditët ardhshme.

Sicred