KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria përfshihet nga bora dhe shiu
Shqipëria përfshihet nga bora dhe shiu

Shqipëria përfshihet nga bora dhe shiu

E mërkura ka rikthyer reshjet e shiut dhe borës në të gjithë vendin. Prej orëve të natës, reshje bore po bien në të gjitha zonat kodrinore e malore, mbi lartësinë 400- 500 metra. Ndërsa nën këtë lartësi në zonën perëndimore të Shqipërisë së mesme po dominojnë reshjet e shiut. Gjatë natës në Tiranë ka patur reshje bore, por në mëngjes ajo u shkri nga reshjet dhe temperatura e lartë. Shqipëria lindore bën pjesë në një zonë bore që shtrihet nga Ballkani qëndror deri në Ukrainë dhe që do të zgjasi disa ditë.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com