KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria – një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë në rajon
Konfindustria i kërkon qeverisë: Përgjysmo taksën e qarkullimit!

Shqipëria – një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë në rajon

Një tjetër valë shtrenjtimi karburantesh ka përfshirë tregun shqiptar. Për të tretën herë në pak muaj nafta në tregun me pakicë është rritur me 3-4 lekë për litër. Aktualisht, në pikat e trëgtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë tregtohet me mesatarishjt 170 lekë për litër, ndërsa benzina pak më shumë. Edhe pse çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare është ulur gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria mbetet një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë në rajon. Në Maqedoninë fqinje çmimi i naftës është ulur gjatë kësaj jave në 52 denare apo 0.91 dollare për litër si rezultat i zhvillimeve në tregjet boterore edhe pse vendi është i përfshirë në krizë politike.  Ndërkaq edhe sipas “Global Petrol Price”, një nga sitet që monitoron çmimet me pakicë të karburanteve në botë, Shqipëria renditet si një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë edhe krahasuar me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë- Hercegovinën dhe Bullgarinë. Sipas agjencisë ndërkombëtare, një litër naftë në Shqipëri tregëtohet me të njëjtin çmim si Danimarka, një nga 10 shtetet me nivelin më të lartë të jetesës në botë.  Operatorët në tregun e brendshëm thonë se shkak për çmimin e lartë të karburantit është barra e lartë e taksave e cila llogaritet deri në 70 përqind të kostos.

Sicred