KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria nënshkruan me Shell një kontratë 25 vjeçare

Shqipëria nënshkruan me Shell një kontratë 25 vjeçare

Pas humbjes ligjore të miliona dollarëve nga nëntoka e pasur me naftë e Shqipërisë, më në fund autoritetet shqiptare, arrijnë të nënshkruajnë një marrëveshje hidrokarbure, ku përfitues është edhe pronari i naftës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nënshkruar sot marrëveshjen e rishikuar për blloqet 2 dhe 3 të zonës naftës mbajtëse me kompaninë e njohur ndërkombëtare Shell. Ministrja Belina Balluku vlerësoi kompaninë Shell e cila investon në Shqipëri rreth 500 milionë euro, ndërsa tha se kontrata e nënshkruar është e para kontrate ndarje e fitimit që në fuçinë e parë të naftës të nxjerrë nga nëntoka shqiptare.
Përfaqësuesi i Shell Rohan d’Souza u zotua “… të japim një kontribut për Shqipërinë përmes tatimeve e taksave, por edhe përmes prokurimit të mallrave e shërbimeve si dhe punësimit dhe individëve lokalë. Për nga vetë natyra, projektet kërkojnë kohë dhe jemi në fazë vlerësimi, e kjo do të thotë se kemi ende shpime dhe testime pusesh para se të hyjmë në një prodhim komercial të mundshëm” tha ai.
Kohëzgjatja e Kontratës mes qeverisë shqiptare dhe SHELL, pra periudha e Zhvillim-Prodhimit, do të jetë deri në 25 vjet me të drejtë zgjatje.
Vetëm për operacionin për pusin Shpiragu 4 kostoja pritet të shkojë të paktën 72 milionë dollarë për një afat prej 395 ditë dhe me një thellësi shpimi prej 6101 metra. Ky pus klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania. Ky program ka për qëllim të vlerësojë nafte dhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

Sicred