KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria në zi kombëtare për të respektuar “Dëshmorin e Atdheut” major Klodian Tanushi
RTSH mban një minutë heshtje në nderim të Major Klodian Tanushit

Shqipëria në zi kombëtare për të respektuar “Dëshmorin e Atdheut” major Klodian Tanushi

Shqipëria mban sot zi kombëtare për të nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni. Vendimi është marrë nga qeveria shqiptare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni,  në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.
Ndërkaq Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka shpallur major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.
Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00. Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve.

Sicred