KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria në pushtetin e ujit, rëndohet situata

Shqipëria në pushtetin e ujit, rëndohet situata

Shqipëria kaloi një natë të vështirë nën pushtetin e ujit, por duket se më e keqja ende nuk ka kaluar.
Ministria e Mbrojtjes raportoi se mbi 300 persona janë evakuar gjatë natës në qendrën tregëtare City Park në Tiranë dhe në Fushë-Krujë.
Ndërkaq në jug Vjosa ka dalë nga shtrati dhe Shtabi i Emergjencave të Vlorës është aktualisht duke koordinuar punën edhe me qarkun e Fierit.
Brenda dy orëve në vijim pritet të nisë edhe evakuiumi i gjësë se gjallë në Novoselë, Fitore, Bishan etj. Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, sipas të dhënave mësohet se janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.
Edhe në zonën e Ujin e Ftohtë në Vlorë situata u paraqit e rëndë kur përrenjtë e Shashicës vërshuan duke sjellë inerte e si pasojë u bllokuan rrugët kryesore e dytësore.
Gjatë natës në Fier është ndërprerë energjia në 23 fshatrat e njësive administrative Levan dhe Frakull si pasoje e defekteve në izolatorët e shtyllave te tensionit të lartë.
Në Korçë, probleme ka në aksin Lozhan-Moglice reshje të dendura kanë sjellë bllokim të rrugës si pasojë e rrëshkitjes së gurëve. Probleme janë shfaqur në aksin Bilisht-Kapshticë ka patur rrëshkitje gurësh pas ndërhyrjes është zhbllokuar ky aks.
Situatë e rënduar u paraqit edhe në Skrapar kur lumi që vjen nga Qafa e Dëvrisë doli nga shtrati, ndërsa Osumi ka patur zgjerim të madh e ndërsa situata në zonat ku ai rrjedh deri më tani paraqiten të qeta.

Para Mbrapa
t
Para Mbrapa
Sicred