KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria në pushtetin e dëborës

Shqipëria në pushtetin e dëborës

Edhe këtë mëngjes Shqipëria vazhdon të mbetet nën ndikimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës, madje edhe në zonat e ulëta e ato bregdetare.
Në Lushnje, reshjet e dëborës, që janë të rralla për këtë qytet kanë filluar qe ne oren 4 te mengjesit, duke arritur nje lartesi mbi 5 cm. Bora ka sjelle vetem gezim, madje per ta shijuar eshte vendosur qe dy oret e para te mesimit te mos zhvillohen.
Uljet e ndjeshme të temperaturave gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë bërë që ndonëse për pak minuta edhe qyteti muze i Beratit të zbardhet nga dëbora.
Edhe Durresi eshte zgjuar mengjesin e sotem me reshje debore,duke rikthyer nje pamje qe rralle haset ne qytetin bregdetar. Kjo atmosfere ështe shfrytezuar me se shumti nga nxenës shkollash dhe te rinjtë qe e kane fiksuar ate ne foto. Nuk ka pasur probleme ne qarkullimin e automjeteve ndersa policia ka mbikqyrur kryqëzimet problematike.
Edhe territori i qarkut Fier eshte perfshire nga moti me reshje bore ndersa temperaturat kane zbritur nga 0 – 2 grad nen zero. Por bardhesia ne rruge dhe ne tarracat e ndertesave ka zgjatur vetem disa ore.
Per shkak te uljes se metejshme te temperaturave, deri ne -8 grade celcius, por dhe ererave te forta ne qarkun e Kukesit eshte veshtiresuar qarkullimi. Rruga e Kombit, ku lartesia e bores arrin ne 70 cm eshte e qarkullueshme, por vetem me zinxhire, ndersa jane bllokuar te gjitha rruget qe lidhin bashkine me njesite administrative.
Ne rrethin e Hasit paraqet veshtirësi rruga qe lidh qytetin e Krumes me ate te Bajram-Currit si dhe akset Bajram-Curri – Valbone, Lekbibaj, Bytyq, Bujan etj per shkak se trashesia e deborës ka kaluar mbi 80 cm. Ne Luginen e Valbones lartësia e bores ka kaluar 1.1 metër.
Me e renduar se nje dite me pare paraqitet situata në qarkun e Korçes. Akset Korçë- Ersekë, Ersekë -Leskovik, Korçë -Goricë dhe Korçë -Voskopojë janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë. Aksi më i vështirë është ai i Dardhes qe është i detyrueshëm me zinxhirë. Probleme janë shënuar edhe me mungesën e energjisë elektrike ku njësia administrative Moglicë dhe Gorë në Maliq janë prej ditësh pa energji.
Reshjet e bores jane rikthyer edhe ne Llogara duke arritur deri ne 40 cm. Ne kete aks qarkullimi lejohet vetem me zinxhire. Reshje te dobeta debore nuk kane munguar dhe ne qytetin e Vlores,por nuk kane krijuar probleme ne qarkullim, teksa intesiteti tyre ka qene mjaft i vogel dhe nuk ka patur shqetesime.
Ne qarkun e Shkodres situata paraqitet pa probleme serioze. Trashesia e dëbores ne zonat malore eshte e njejte me nje dite me pare. Dukagjini vijon te jete i bllokuar pasi trashesia e debores ne piken e Qafe Thores shkon mbi 1:20 meter, por ne qytet debora eshte shkrire, rruget jane te kalueshme ne cdo aks. Per shkak te kushteve te renduara atmosferike vazhdon te mbetet I pezulluar procesi mesimor ne pjesen me te madhe te shkollave ne zonat malore.

Sicred