KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria në prag emergjence nga përmbytjet

Shqipëria në prag emergjence nga përmbytjet

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur vendin në një situatë mjaft të vështirë pas shirave të shumtë në të gjithë territorin. Rreshjet e rëna gjatë gjithë natës kanë përmbytur zona të ndryshme në vend si dhe nga informacionet e mara nga terreni, rrezikohet dalja nga shtrati e lumenjëve kryesorë në vend.
Situata më e rëndë është paraqitur në Krujë e Fushë- Krujë ku dalja nga shtrati e lumenjve Zezë dhe Ishëm e ka tensionuar situatën duke përmbytur sipërfaqe të madhe ndërsa ka rritur panikun tek banorët. Autoritetet kanë qënë në gatishmëri duke evakuar banorët në rrezik.
Në Gjirokastër lumi Drino dhe rrjetet e përrenjëve të qytetit kanë përmbytur shumë lagje dhe rrugicat pothuaj janë bërë të pakalueshme.
Lumi Vjosë është një prej rreziqeve më të mëdha që u kanoset banorëve të zonave që ky basen përshkon. Rruga nacionale Vlorë-Llogora është bllokuar. Reshjet e furishmë kanë rrëzuar gurrë dhe dhera. Erozioni ka prekur të gjithë kodrën.
Qyteti i Shkodrës po ashtu është nën pushtetin e motit të keq dhe prurjet e shumta të lumit Drin do të sillnin edhe një situatë jo të këndëshme për banorët përreth qytetit, në zonat historikisht të prekura prej ujit.
Edhe rajoni i Korçës po përballet më një situatë të pazakontë atmosferike. Strukturat e emergjencave dhe forcat e armatosura ndodhen në zonat të cilat janë më të rrezikuara dhe po punojnë për të evakuar banorët e rrezikuar prej përmbytjeve apo situatave të krijuara nga moti i keq.

Para Mbrapa

Para Mbrapa
Sicred