KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin
Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Shqipëria po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, i cili është çelur të mërkurën. Ajo përfaqësohet nga Agjensia Kombëtare e Turizmit. Gazetarja e RTSH Denada Shkodrani që po ndjek nga afër këtë ngjarje të rëndësishme, thotë se ai do të shërbejë si një mundësi e mirë për provimin e turizmit shqiptar i cili po njeh ngritje nga viti në vit.
Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, është ndër më të rëndësishmit në llojin e tij. Në të marrin pjesë 187 vende nga 5 kontinente. Panairi është shtrirë në një sipërfaqe prej 160 mijë metrash katrorë dhe vizitohet nga 120 mijë vizitorë të interesuar për biznesin turistik, por edhe shumë vizitorë privatë. Këtë viti në Panairin e berlinit merr pjesë me një pavion edhe Kosova.

Sicred