KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Shqipëria në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin

Shqipëria po merr pjesë në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin. Janë rreth 160 mijë vizitorë që parashikohet të hyjnë në panair dhe shpresohet shumë që të kontaktojnë me 20 turoperatorët shqiptarë.
Kreu i Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, thotë për RTSH se pas 10 vitesh pjesëmarrje vendi ka mundur të thithë më shumë turistë. “Agjensitë turistike që i bashkohen stendës së Shqipërisë në një panair ndërkombëtar kanë efektin pozitiv pasi lidhin kontratat drejtëpërdrejtë me operatorët e huaj dhe bëjnë takime me partnerët e tyre ndërkombëtarë për të thithur sa më shumë vizitorë”. Tur operatorët shqiptarë shprehen se vendi tërheq vizitorë, kryesisht për shkak se ofron forma të ndryshme të turizmit të aventurës. “Ne jemi të hapur për te gjithë llojet e turistëve që mund të vizitojnë Shqipërinë. Por ne jemi të fokusuar më shumë tek ngjitjet në mal, udhëtimin me biçkleta, turizmin kulinar, kulturor ” thotë përfaqësuesi i një firme shqiptare.
Për AKT-në,sfida e rradhës pas Berlinit mbetet Rusia, Ukraina, por edhe Azia dhe Australia e largët. Nuk është e thjeshtë të tërheqësh turistët, por Shqipëria është një vend ende i pazbuluar dhe që ofron bukuri të rralla natyrore, ushqim dhe mikpritje. Në Panarin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, marrin pjesë 187 shtete nga 5 kontinente dhe ai konsiderohet si një nga mundësite më të mëdha për të zgjeruar aktivitetin turistik në Shqipëri.

Sicred