KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria në panairin e turizmit në Tel Aviv
Mëngjesin e sotë dy krerët e koalicionit ''aleanca për Shqipërinë Evropiane'' zhvilluan takimin e përjavshëm në vilën qeveritare numër 30, që zgjati më pak se 30 minuta. Takimi mbahet një ditë para seancës plenare të së enjtes dhe, ardhjes në Tiranë të vëzhguesve ndërkombëtarë në prag të nisjes së punës për ngritjen e institucioneve të reja të “vetting”-ut. Në takimin mes kreut të qeverisë Rama dhe, kryeparlamentarit Meta mësohet të ketë edhe shefja e vëzhguesve ndërkombëtarë , drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian, Xhenoveva Ruiz Kalavera që drejton grupin e ekspertëve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të mbërritur nga Brukseli. OMN ( Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ) do të monitorojë procesin e zbatimit të Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shqipëria në panairin e turizmit në Tel Aviv

Pas panairit të turizmit në Shtutgart, Shqipëria merr pjesë këto ditë me stendën e saj edhe në panairin Ndërkombëtar të Turizmit ‘IMTM 2017’ në Tel Aviv, ku janë të pranishme 58 vende të botës, e ku investitorë të ndryshëm si International Travel Centre apo Club Hotel Group kanë shfaqur interes për mundësitë e investimit në turizmin shqiptar. Vendi ynë përfaqësohet nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe disa operatorë turistikë shqiptarë. Por e pranishme ka qenë edhe ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi, e cila dha një intervistë për agjencinë kyesore te lajmeve ne Israel, Ynetnews. Tregu izraelit konsiderohet si një treg me interes të lartë për Shqipërinë. Sidomos për turizmin malor, kulinarinë, klimën dhe vlerat historike të Shqipërisë.

Sicred