KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria në Kupën “Dejvis”

Shqipëria në Kupën “Dejvis”

Shqipëria do të marrë pjesë me 4 sportistë në këtë edicion të evenimentit më të madh ekipor të tenisit, Kupën “Dejvis” dhe, duke folur për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, dy tenistët, Arbër Sulstarove dhe Mario Zili, synojnë që të bëhen hapa përpara. Për të dy sportistët e rinj, kjo pjesëmarrje është një përvojë e vyer.
Grupi në cilin është përfshirë ekipi kuqezi do t’i zhvillojë ndeshjet në Plovdiv të Bullgarisë, nga data 2, deri më 7 prill 2018. Në këtë grup ekipi përfaqësues i Shqipërisë do të garojë me përfaqësueset e Andorës, Bullgarisë, Qipros, Islandës, Monakos, Maqedonisë dhe San Marinos ku ekipet do të ndahen në dy vazo për tu ndeshur me njëri tjetrin në dy ndeshje individuale dhe një në çift.

Sicred