KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria mirëpret Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të EBU-së

Shqipëria mirëpret Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të EBU-së

RTSH dhe Shqipëria do të mirëpresin për herë të parë Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të EBU-së, Bashkimit të Transmetuesve Evropianë, mbledhja e së cilës do të zhvillohet në Tiranë nga data 28-29 qershor.

Përveç Asamblesë së Përgjithshme, në Tiranë do të zhvillohen edhe takimi i Bashkimit të Transmetuesve Botërorë, mbledhja e Bordit Ekzekutiv të EBU – së dhe takimet e grupeve rajonale të EBU – së etj. Takime që kanë nisur që dje në Tiranë e do të vijojnë edhe një ditë pas punimeve të Ansamblesë, deri në 30 qershor.

Parashikohet që në këtë ansamble të ketë një numër rekord pjesëmarrësish dhe përfaqësues të lartë të mediave publike të Evropës, të asaj britanike, BBC, asaj franceze, France Television, medias publike italiane RAI, medias publike gjermane, ARD, asaj turke-TRT, apo greke ERT, por edhe të mediave publike nga vende të Ballkanit, apo Polonisë, Hungarisë, Zvicres etj.

Siç është praktikë, Drejtori i Përgjithshëm i EBU – së, Noel Curran dhe Presidenti i EBU – së z. Jean-Paul Philippot do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësuesit më të lartë të vendit organizator për të diskutuar për çështjet e medias në përgjithësi e për median publike në veçanti.

Por çfarë përfaqëson EBU?

Në vitin 1950, televizionet publike të 23 vendeve krijuan Europian Brodcast Union, Bashkimin Europian të Transmetimit, shkurt EBU. Që vit pas viti, deri sot, ka shtuar ndikimin në botë; me 73 anëtarë nga 56 vende në Europë dhe 33 anëtarë të asociuar në Azi, Afrikë dhe Amerikë. Anëtarët e EBU-së operojnë në 500 kanale televizive, 700 radio-stacione dhe 1200 shërbime online. Duke iu shërbyer rreth 1 miliard njerëzve në 125 gjuhë. Duke pasur si synim një rrjet televizionesh në mbrojtje të interesit publik, në informim, edukim, komunikim, trajnime, shkëmbim përvojash, në praktikat më të mira për standarde teknologjike, zgjidhje inovative, të gjitha për të transformuar mënyrën e komunikimit.

EBU operon shërbimet e Eurovision dhe Euroradio. Organizon e transmeton 3000 koncerte nga zhanri i klasikes opera, të dansi, folku. Por edhe 170 evente sportive.

Pas shumë përpjekjesh, Shqipëria është bërë anëtare me të drejta të plota e këtij bashkimi europian të transmetimit në vitin 1999. E që prej vitit 2004 merr pjesë çdo vit në festivalin më të madh në botë të muzikës, të ndjekur nga mbi 200 milionë shikues në mbarë botën: Eurovision Song Contest, patentë e rrjetit EBU. Por përveç pjesëmarrjes së përvitshme në Eurovision Song Contest, apo Eurovision Contest Junior, festivalin e europian të këngës për fëmijë, gjatë vitit 2018, Shqipëria për herë të parë ka marrë edhe patentën e Eurovision Young Musicien, Festivalit Europian për Instrumentistët e Rinj, që këtë vit pritet të zhvillohet në Edinburg të Skocisë nga data 18-23 gusht. Pas një gare mes 41 instrumentistëve konkurrentë, të zhvilluar në RTSH, ai që fitoi për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë ngjarje muzikore europiane është violinçelisti 14-vjeçar, Klaudio Zoto. Përveç këtyre ekskluziviteteve muzikore, EBU mbart edhe patentat e Eurovizionit të Koristëve të Vitit dhe Eurovizionin e Kërcimtarëve të Rinj.

Në bashkëpunim me EBU, RTSH jo vetëm dërgon muzikantë të vegjël e të mëdhenj nëpër Europë, por edhe një numër i madh gazetarësh, teknikësh të RTSH kanë kryer trajnime pranë televizioneve të vendeve anëtare europiane të EBU. RTSH është ndihmuar prej EBU edhe me asistencë teknike për planin ligjor, ekonomik, financiar, si dhe per procesin e dixhitalizimit të këtij institucioni publik. EBU ka ofruar madje edhe asistencë edhe per dixhitializimin e arkivit dhe prodhimit të RTSH.

E tashmë në prag të Ansamblesë së 80-në të historisë së saj dhe të së parës ansamble në Tiranë, strategjia e EBU për të bërë televizionet publike te domosdoshme do të ridëgjohet në Shqipëri, për të dhënë më shumë komunikim, frymëzim, e më pas edhe zhvillim.

Sicred