KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria merr rekomandimin për çeljen e negociatave me BE

Shqipëria merr rekomandimin për çeljen e negociatave me BE

Komisioni Europian ka dhënë rekomandim pozitiv për hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Zyrtarja e lartë e Politikës së Jashtme Frederika Mogerini, ka paraqitur nëpërmjet një video-konference, vendimin për këtë rekomandim. “Sot komisioni rekomandon çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë” tha ajo.  “Nuk ka shtete të mëdha apo të vogla. Jemi 28. Nuk i takon komisionit të bindë Këshillin Europian sepse jemi dy organizma institucionale të veçanta. Mendoj se dokumenti që kemi miratuar sot tregon në mënyrë faktike dhe mjaft kritikie situtatën siç ka qenë si është dhe përmirësimet e mëtejshme dhe rezultatet e arritura.  Vendimi që morëm sot për t’i rekomanduar Këshillin për të hapur negociatat bazohen në vlerësime mjaft të rrepta rigoroze të progresit që është bërë në raport me rekomandimet e mëparshme” tha zonja Mogherini. “Kemi vënë re se rezultatet po vijnë dhe mesazhet që ne po përcjellim sot është se vendimi është inkurajim për këto vende që të vijojnë me reformat. Thellimi i reformave do të jetë thelbësore. Ne pranojmë se rekomandimet janë ndjekur. I takon shtetet anëtarë për të vlerësuar progresin e bërë dhe të marrin vendimin” tha më tej ajo.

Sot në mbrëmje Mogherini do të udhëtojë drejt Tiranës e më pas në Shkup, Podgoricë dhe Beograd.

Progres raporti i hartuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë, ka reformën në drejtësi në qendër të tij. Pikërisht ndryshimet e ndodhura në këtë sektor, zë një pjesë të konsiderueshme në këtë raport, ku evidentohet suksesi i ligjit të Vettingut. Po kështu në raport evidentohet heqja e imunitetit për 4 deputetë, e vecanërisht nisja e hetimit për ish ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri. Dorëheqja e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, si edhe shkarkimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, kanë qenë momente të rëndësishme të raportit. Po kështu në të, vlerësohet përpjekja në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe ndryshimi i situatës me mbjelljen e lëndëve narkotike e kryesisht kanabis sativa. Komisioni Europian megjithatë cilëson se klima e tensionuar politike, ka penguar ecurinë e disa kërkesave të tjera të Bashkimit Europian, duke kërkuar më tepër bashkëpunim politik në vendimmarrje të rëndësishme.

Sicred