KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria më shumë doktorë shkencash se… mjekë! Sonte në #Përballë: Vetting doktoraturave!
Shqipëria më shumë doktorë shkencash se... mjekë! Sonte në #Përballë: Vetting doktoraturave!

Shqipëria më shumë doktorë shkencash se… mjekë! Sonte në #Përballë: Vetting doktoraturave!

Pagjiaturë është fjalë me rrënjë latine- rrëmbim.
Për plagjiaturë janë akuzuar politikanë, shkencëtarë, gazetarë, profesorë, njerëz publik.
Një numër i lartë politikanësh gjermanë u akuzuan disa vite më parë për plagjiaturë- mes tyre ministri i Mbrojtjes dhe ministrja e Arsimit. Pasoja: të dy ministrat dhanë dorëheqjen që u pasua edhe nga heqja e titujve akademik nga ana e universiteteve.
Universiteti Bonit i hoqi titullin doktor- një anëntari të Parlamentit Europian.
Në muajin gusht të këtij viti kandidati për President i Finlandës u akuzua për plagjiaturë për tezat e masterit, ministri i shkencës në Kroaci është akuzuar për plagjiarizëm. Kandidatja për presidente në Francë Mari Le Pen është akuzar për plagjaturë, po ashtu edhe ministrja e shëndetësisë në Spanjë dha dorëheqjen së fundmi për plagjiaturë në tezat master. Akuzave për plagjiaturë nuk i ka shpëtuar as kryeministri i këtij vendi.
Plagjiatura duket një grip që nuk kursen askënd- që aspiron titullin doktor.
Në Perëndim dhe gjetkë pas akuzave për plagjiaturë ka debat, veprime dhe masa konkrete.
Në Shqipëri, është gjetur një togëfjalësh magjik për të adresuar problemin: “akuza politike”.
Pas miratimit të ligjit të arsimit të lartë më 2007, në Shqipëri, doktorantët dhe profesorët mbinë si këpurdhat pas shiut. Numri është impresionues. 3481 doktorë shkencash vetëm në 10 vitet e fundit. Ky numër merr kuptim tjetër nëse shtojmë se kemi vetëm 3360 mjekë që kujdesen për shëndetin e shqiptarëve! Kemi më shumë doktorë shkencash për frymë sesa doktorë mjekësie. Këta të fundit po na i kërkon Gjermania
Numri i doktorantëve në universitete publike dhe private është për t’u admiruar. Janë me qindra. Me përjashtim të dy universiteteve ku numri i doktorëve numërohet me gishtat e njërës dorë: arsyeja është se në këto dy universitete mësimi bëhet në gjuhën angleze!
Ajo çfarë konsiderohet unike për Shqipërinë është marrja e gradës shkencore nga politikanë dhe zyrtarë në kohën që janë në pushtet.
Deputet e ministra marrin titullin doktor shkencash në kohë rekord.
Kaq shumë shkencë kemi prodhuar gjatë 10 viteve të fundit?! Në Shqipëri, prej muajsh një doktorant i ri nisi një kryqëzatë duke akuzuar me emër dhe mbiemër zyrtarë të lartë, dekanë, rektorë, president universitesh për plagjiaturë dhe kredenciale të dyshimta shkencore.
Historia e tij i takon kapitullit të çudirave shqiptare. Doktoranti 30 vjeçar Taulant Muka u bë zv/ministër, qëndroi në detyrë 10 ditë dha dorëheqjen.
Sonte në #Përballë do të flasim për krimin shkencor dhe pamundësinë e një mjeku të ri për t’u përballur me sëmundjen e vjetër – plagjiaturë dhe pseudoshkencë. Ora 23.30, në RTSH 1.

Sicred