KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria mbyll konkurimin në “Pjonçeng 2018”
Shqipëria mbyll konkurimin në "Pjonçeng 2018"

Shqipëria mbyll konkurimin në “Pjonçeng 2018”

Delegecioni shqiptar që po merr pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”, ka mbyllur të enjten konkurrimin e tij, me skiatorin Erjon Tola, i cili ka garuar në sllallomin special të disiplinës së skive alpine. 34-vjeçari ka bërë një garë mjaft të mirë, duke u renditur i 36-ti midis 111 konkurrrentëve. Kjo renditje e tij bëhet edhe më domethënëse duke patur parasysh se plot 66 skiatorë nuk arritën ta përfundonin garën. Në zbritjen e parë, Tola u rendit i 45-ti, me kohën 58 sekonda. Ndërkaq, ai ka qenë pak më i ngadaltë në zbritjen e dytë, në finishin e së cilës ka mbërritur me kohën 59 sekonda e 6 të qindtat, duke u renditur i 35-ti. Në përfundim, ai është renditur i 36-ti, me kohën 1 minutë, 57 sekona e 6 të qindtat, 18 sekonda e 7 të qindtat pas vendit të parë.

Sicred