KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria kërkon të emetojë një eurobond 500 milionë euro

Shqipëria kërkon të emetojë një eurobond 500 milionë euro

Shqipëria do të dalë sërish në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh përmes emetimit të një eurobondi në vlerën e 500 milionë eurove. Qeveria shqiptare ka dorëzuar një kërkesë për propozim në disa banka për të emetuar eurobondin e ri me afat maturimi 5 deri në 10 vjet. Afati që kanë bankat për propozimin është 10 korriku, ndërkohë që dalja në tregun ndërkombetar pritet të bëhet në vjeshtë, përkatësisht në muajin tetor.
Ky nuk është një borxh i ri. Këto para qeveria kërkon ti marrë për të zëvëndësuar borxhin e marrë në 2015 përmes eurobondit të mëparshëm si dhe për të financuar deficitin sipas kufijve të përcaktuar në buxhetin e shtetit.
Kjo është hera e tretë që Shqiperia del në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh përmes emetimit të eurobondit. Hera e parë ishte në vitin 2010, kur vendi siguroi një Eurobond me vlerë 300 milionë euro, afati i të cilit përfundoi në 2015, vit kur qeveria Rama doli sërish në tregjet e kapitalit duke rinovuar eurobodnin ekzistues si dhe duke shtuar edhe 150 milionë të tjera të reja.

Sicred