KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria, jo qeseve plastike, kundravajtësit gjoba deri në 1.5 milionë lekë

Shqipëria, jo qeseve plastike, kundravajtësit gjoba deri në 1.5 milionë lekë

Që nga fillimi i muajt korrik do jetë i ndaluar rreptësisht përdorimi i qeseve plastike. Të gjithë subjektet si markete, supermarkete dhe dyqane, do të penalizohen në rast se nuk zbatojnë vendimin. Masa do të merren edhe për prodhuesit e qeseve. Sipas ministrit të mjedisit, Blendi Klosi çdo biznes që përdor këto qese pasi ka përfunduar afati, rrezikon të gjobitet me gjoba që variojnë 1 deri në 1.5 milionë lekë.
Vendimi i qeverisë parashikon që në treg të hidhen qeset e riciklueshme, që janë nën kontrollin e ministrisë dhe do të prodhohen kundrejt një pagese. Duke folur për disa specifikime teknike, zevendes ministrja ornela Çuçi tha se “qeset plastike përbëjnë 5% të ndotjes, por është problemi më i madh që hasen nga bashkitë.
Strategjia për të eliminuar përdorimin e këtyre qeseve kërkon të reduktojë në maksimum ndotjen e territorit të Shqipërisë.

Sicred