KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria humbje dëshpëruese 0-2 me Italinë
Shqipëria humbje dëshpëruese 0-2 me Italinë

Shqipëria humbje dëshpëruese 0-2 me Italinë

Shqipëria pësoi një humbje dëshpëruese 2-0 nga Italia e madhe, në një prej takimeve të pakta mes dy vendve fqinje. Pavarësisht se takimi i luajtur në “Renzo Barbera” të Palermos, i vlefshëm per eleminatoret në grupet për eleminatoret Rusi 2018, nisi me dy raste të befasishme për gol nga ekipi shqiptar, përsëri ekipi italian arriti të fitonte pa ndonjë impenjim serioz. Golin e parë Italia e shënoi me penallti në minutën e 13 nga De Rossi dhe të dytin në minutën e 71 nga Immobile. E gjithë ndeshja ishte një ballafaqim plot nerv mes palëve, por viktimat e tij u rregjistruan nga ana e kuqezive që morën disa kartona të verdhë. Disa lojtarë, mes tyre titullarë, nuk do të luajnë në takimin tjetër mes Izraelit dhe Shqipërisë.
Por takimi i të premtes Itali – Shqipëri, mjaftë i pritur nga opinioni sportiv dhe më gjerë, do të mbahet mend edhe për disa shfaqje të shëmtuara të tifozerisë ekstreme të të dy vendeve. Fillimisht ishte një grup i tifozëve italianë që fërshëlleu himnin shqiptar. Më pas në minutën e 56-të ndeshja u ndërpre pasi në sektorin e tifozëve shqiptarë u hodhën shashka dhe bomba tymuese. Ndërhyrja e disa lojtarëve të ekipit shqiptar pranë tifozëve duket se i qetësoi, por egziston rreziku që ekipi shqiptar të dënohet pas këtyre  ngjarjeve
Pas këtij takimi ëndërra kuqezi për tu kualifikuar në Botërorin e Rusisë në vitin 2018 po davaritet.
E premtja ka qenë e pafat edhe përfaqësuen e Kosovës e cila ledhe ajo luan për eleminatoret e Rusi 18. Djemtë e drejtuar nga traineri Albert Bunjaki u mposhtën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Islanda me rezultatin 1 me 2. Fillimisht ishin islandezët që shënuan me Sigurdarson dhe Sigurdsson, ndërsa në pjesën e dytë për kosovarët shënoi Nuhiu.

Sicred