KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria feston “Ditën e verës”
Shqipëria feston "Ditën e verës"

Shqipëria feston “Ditën e verës”

Sot i gjithë vendi feston Ditën e Verës. Jo vetëm Elbasani, që është kryeqyteti i kësaj feste, por në gjithë Shqipërinë, e sidomos në Tiranë tashmë kjo festë pagane është bërë popullore, që lajmëron ikjen e dimrit. Njerëzit dalin në rrugët kryesore, të zbukuruara me dekore pranverore, e të mbushura me tregje prodhimesh ushqimore, artizanale, ku mbretëresha e kësaj feste është ëmbëlsira tadicionale e ballokumit. Por edhe ëmbëlsira e revanisë, gjeli i detit, arrat, apo palat e fikut, të cilat tradicionalisht iu dhurohen fëmijëve të vegjël, të cilët janë të parët që bëjnë vizita mbarësie nëpër shtëpitë e të afërmve dhe të fqinjëve. Nëpër duar vendosen edhe veroret që sjellin mbarësinë e stinës që po vjen.

Zanafilla e “Dita e Verës” është në faltoren Zana e Çermenikës, e ndërtuar në rrethinat e qytetit të Elbasanit, e cila ishte perëndesha e gjuetisë, pyjeve dhe e të gjithë natyrës. Sipas gojëdhënës, kjo zanë dilte nga faltorja e saj ditën e 14 Marsit.

Me rastin e Ditës së Verës disa akse rrugore do të bllokohen sot në kryeqytet. Policia sqaron përmes njoftimit për shtyp se nga ora 22:00, e ditës së djeshme deri në orën 23:00 të datës 14.03.2017, do të bllokohen këto segmente rrugore:

  •  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Sheshin “Skënderbej” deri në kryqëzimin me bulevardin “Zhan D’Ark”
  •  Rruga “Myslym shyri”, Rruga “Hoxha Tahsim”, Rruga “Luigj Gurakuqi”, Rruga “Brigada e VIII”,
  • Rruga “Pjetër Bogdani”. “Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat per sigurinë e aktiviteteve.
Sicred