KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i SHBA në gadishullin e Ballkanit

Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i SHBA në gadishullin e Ballkanit

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi vijon takimet në Kongresin Amerikan. Sikurse njofton e dërguara e RTSH Mimoza Haxhiaj, zoti Ruçi është takuar me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, zoti Paul Ryan, me Kryetaren e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve zonjën Nancy Pelosi dhe me Kryetarin e Shumicës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve zotin Kevin Mc Carthy. Kreu i parlamentit shqiptar shoqërohej nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme Mimi Kodheli, dhe nga deputeti Anastas Angjeli.

Gjatë takimi me Kryetaren e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, u vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet SHBA-ve dhe Shqipërisë. Zonja Pelosi u shpreh se: “Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në Amerikës në gadishullin e Ballkanit”.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, pasi e falënderoi zonjën Pelosi për mikpritjen, çmoi kontributin e dhënë nga Kryetarja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. “Keni mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin tuaj personal ndaj Shqipërisë” tha zoti Ruçi.  Gjatë takimit, zoti Ruçi e ftoi zonjën Pelosi për të vizituar Shqipërinë. “Është dëshira ime dhe e Parlamentit shqiptar qe ju të vizitoni Shqipërinë”- nënvizoi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit. Ftesa e zoti Ruçi u pranua nga zonja Pelosi e cila tha se do të jetë kënaqësi që të vizitojë Shqipërinë. Kryetarja e Demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, gjithashtu i tha zoti Ruçi se në grupin e kongresmenve demokratë keni një mik të mirë të shqiptarëve si zoti Eliot Engel.

Duke marrë fjalën në takim, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Taulant Balla u shpreh: “Ne i jemi shumë mirënjohës Partisë Demokratike Amerikane për vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe duam të rrisim më tej bashkëpunimin”.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e vijimit të intensifikimit të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.

Para Mbrapa
Para Mbrapa
Sicred