KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria e koshit thyhet 51-79 nga Austria

Shqipëria e koshit thyhet 51-79 nga Austria

Ka nisur me një humbje të thelllë, 51-79, aventura e Shqipërisë në grupit B paraeliminator të Botërorit 2019 të basketbollit për meshkuj, pasi kuqezinjtë janë thyer përballë Austrisë, në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në Sallën e re të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës. Kjo ndeshje, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH 1 HD dhe RTSH Sport të platformës dixhitale të transmetuesit publik, ka folur në 3 pjesët e saj për skuadrën mike dhe vetëm në njërin 10-minutësh, atë të 3-tin për skuadrën kuqezi. Në një fillim të varfër në pikë nga të dyja skuadrat, pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë 6-pikëshe të Austrisë. Loja e Shqipërisë është e amullt dhe miqtë do të përfitojnë, duke e thelluar epërsinë në 10-minutëshin e dytë, të cilin e fitojnë me shifrat 24-11 dhe shkojnë në pushimin e madh duke kryesuar thellë, 40-21. Shqipëria e drejtuar nga trajneri qipriot Antonis Konstantinides do të dalë më e motivuar nga dhomat e zhveshjeve dhe do ta fitojë pjesën e 3-të, 19-17, duke u afruar madje deri në 14 pikë me Austrinë. Por miqtë reagojnë në pjesën e 4-t dhe të fundit dhe, duke përfituar edhe nga shpërqendrimi dhe gabimet e basketbollistëve kuqezinj, e fitojnë këtë 10-minutësh 22-1 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 79-51, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm përpara sa i përket kualifikimit nga ky grup ku më tej shkojnë dy të parat e renditjes, ndërsa e 3-ta eliminohet. Ndeshjet e ardhshme të Kombëtares së basketbollit për meshkuj, do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, janë ajo e 9 gushtit në Holandë me përfaqësuesen vendase, ajo e 12 gushtit në Austri me vendasit dhe ajo e 19 gushtit 2017 në Tiranë me holandezët.

Sicred