KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria drejt turizmit elitar

Shqipëria drejt turizmit elitar

Melia Hotels International, një nga kompanitë më të mëdha të hotelerisë në botë, është tashmë prezente në Shqipëri. Të martën ajo ka inaguruar fillimin e ndërtimit të një resorti turistik në Gjirin e Lalzit. Një investim prej 90 milion eurosh, ky resort me pesë yje pritet të bëhet destinacioni i ri turistik nga më tërheqësit në rajon, duke filluar kështu rrugën e transformimit të Shqipërisë në një vend të turizmit elitar.
Për kryeminsitrin Edi Rama, i cili ishte i pranishëm në fillimin e ndërtimit të “San Pietro Resort”, ky investim do t’i hapë rrrugë ndërtimit të strukturave të tjera turistike të nivelit të lartë në vendin tonë.
Duke e konsideruar turizmin një shtyllë të fortë të ekonomisë shqiptare, kryeministri Rama u shpreh se ndërtime e strukturave të tilla turistike rrisin jo vetëm ekonomitë e vendeve ku ato ngrihen, por edhe punësimin. “Në 2016-ën, turizmin prodhoi 1.5 miliardë euro. Sipas statistikave edhe të agjencive dhe infrastrukturës sonë hoteliere, deri 2015 arritëm të gjenerojmë 51 mijë vende pune. Por projekti ynë i vlerësuar nga BB dhe FMN flet për mundësinë e krijimit të 250 mijë vendeve të punës në turizëm vetëm në një periudhë prej 7-8 vitesh të ardhshme” tha zoti Rama.
Duke ftuar investitorët të investojnë në turizmin shqiptar, kryeminsitri përmendi si nxitës uljen e tatimit mbi vlerën e shtuar për njësitë akomoduese nga 20 përqind në 6 përqind, ndërsa theksoi se objektiv është thithja e turistëve që kanë patur si destinacion Afrikën e Veriut, por që po kërkojnë destinacione të reja për shkak të situatave të paqëndrueshme në atë rajon.

Sicred