KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria do të rrisi ndjeshëm të ardhurat nga TAP

Shqipëria do të rrisi ndjeshëm të ardhurat nga TAP

Qeveria miratoi marrëveshjen e ndryshuar me konsorciumin Trans Adriatic Pipeline, e cila u rinegociua mes paleve për më shumë se 7 muaj dhe arriti të finalizohej në fund të dhjetorit. Këshilli i ministrave miratoi 8 pikat e rishikuara të marrëveshjes me TAP, duke i hapur rrugën përfitimit shtesë që do të marrë vendi ynë nga konsorciumi e që llogaritet ne 80 milione euro. Kështu, vendi ynë tani ka të drejtë të vjelë më shumë tatim fitim, duke i sjellë buxhetit të shtetit rreth 60 milionë euro më shumë. Nga ana tjetër dyfishohen investimet e konsorciumit TAP për komunitetin nga 7 në 14 milionë euro, si dhe shtohen fondet për trajnime në sektorin e gazit natyror.
Marreveshja e re e vendos Shqipërinë në të njëjtat kushte përfitmi si edhe vendet e tjera ku kalon gazjellësi, si përshembull Greqia fqinje. Në total përfitimi shkon 88.1 milionë euro nga 7.35 milionë euro që parashikonte marrëveshja e parë e nënshkruar ne 2013.

Sicred