KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria do të rrisë prodhimin vendas të naftës

Shqipëria do të rrisë prodhimin vendas të naftës

Rënia e importit të karburanteve po zëvendësohet me rritjen e prodhimit dhe përpunimit të naftës bruto. Qeveria jep dy liçensa për rafineri të reja nafte. Pritet rritja e nxjerrjes së naftës nga kompania SHELL, pas të cilës do të jepen licensa të tjera për prodhimin e naftës së vendit. Rritja e kapaciteteve prodhuese vlerësohet si politika më e re e ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Qeverisë Shqiptare: “ Ka qënë një politikë e qartë e ministrisë së Energjisë, e vet ministrit por edhe e qeverisë për të rritur kapacitetet e përpunimit të naftës bruto në vend që do të thotë që nga rivënia në punë e rafinërisë së Ballshit e cila jo vetëm ka zgjidhur probleme sociale të zonës por ka bërë atë që duhet bërë përpunimin e naftës bruto në vend” tha Dritan Spahiu, drejtor i Drejtorisë së Politikave dhe Zhvillimit në MEI. Rivënia në punë e rafinerisë së Ballshit përveç zgjidhjes së problemeve të mprehta sociale të punësimit në këtë zonë, ka ofruar edhe produktin e kërkuar në treg. “Nuk ka pse shqipëria sot të importoje produkte me çmime të larta kur shumë mirë këto produkte mund ti përpunoje naften bruto në vend dhe të marrë zinxhirin e vlerës nga ky produkt. Ndërkohë ajo që ka bërë MEI është se ka liçensuar edhe rafineri të reja. Sot që flasim janë dy rafineri që janë liçensuar nga këshilli i Ministrave dhe kto do mbajnë akoma më shumë naftë bruto nga ajo që prodhohet sot nga Bankers Petroleum ose edhe nga shoqëritë e tjera. Pra tendenca është qartësisht në rritje dhe e përpunimit të naftës bruto në vend dhe pse jo në vitet në vazhdim duke liçensuar edhe rafineritë të tjera ne do kemi mundësi të kënaqim nevojat e vendit me naftën tonë bruto” theksoi zoti Spahiu. Në Shqipëri, duke filluar nga dhjetori i 2016 Rafineria e Ballshit prodhon rreth 65 mijë ton gasoil të certifikuar, kapaciteti më i lartë i përpunimit është arritur në vitin 1974 me 2,2 milion ton naftë. Në 2014 u përpunuan 350 mijë ton naftë bruto, sasi e cila u përgjysmua një vit më pas.

Sicred