KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria do të reduktojë rrezikun nga fatkeqësitë natyrore
Shqipëria do të reduktojë rrezikun nga fatkeqësitë natyrore

Shqipëria do të reduktojë rrezikun nga fatkeqësitë natyrore

Shqipëria angazhohet të kontribuojë në reduktimin e rrezikut që vjen nga fatkeqësitë natyrore. Në punimet e Platformës Globale për Reduktimin e Rrezikut të Katastrofave, presidenti shqiptar Bujar Nishani pati rastin të diskutojë edhe për forcimin e bashkëpunimit me OKB-në në funksion të rritjes masat paraprake për menaxhimin e efekteve të katastrofave. Duke evidentuar faktin se Shqipëria renditet ndër vendet me prekshmëritë të lartë nga fatkeqësitë natyrore, siç janë përmbytjet dhe tërmetet, në nivel evropian dhe botëror, Presidenti Nishani tha se “Shqipëria, ashtu si edhe vendet e tjera është tërësisht e angazhuar për të kontribuar me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj, në reduktimin e rrezikut që vjen nga fatkeqësitë natyrore dhe ndërtimin e aftësive ripërtëritëse që garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm të vendit” –
Presidenti Nishani u takua edhe me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Reduktimin e Rrezikut nga Katastrofat, zotin Robert Glasses, me të cilin bisedoi për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes strukturave të Kombeve të Bashkuara dhe atyre shqiptare në masat paraprake për menaxhimin e efekteve të katastrofave.

Sicred