KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe SHBA do të vendosin një radar vëzhgimi të hapësirës ajrore shqiptare

Shqipëria dhe SHBA do të vendosin një radar vëzhgimi të hapësirës ajrore shqiptare

Shqipëria dhe SHBA kanë rënë dakord të vendosin një radar vëzhgimi të hapësirës ajrore të Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja shqiptare e mbrojtjes Olta Xhaçka gjatë një takimi në Tiranës me ministrin e Mbrojtjes së Polonisë zotin Antonji Maçiereviç. Zoja Xhaçka bëri gjithashtu të ditur edhe për shtesën në buxhetin e mbrojtjes për vitin 2017 dhe trendin pozitiv sipas saj të dakortësuar deri në vitin 2024. “Katërqind milionë lekë të reja do të bëjnë të mundur që ne të kemi një rritje të rëndësishme të buxhetit të mbrojtjes, duke arritur nivelin e 1.15 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto” tha zonja Xhaçka. Ajo sthtoi se “Këto para do të shkojnë për modernizimin e Forcave të Armatosura, duke përmbushur objektivat e kapaciteteve të NATO-s për mbrojtjen e përbashkët ajrore”.
Ministrja shqiptare e mbrojtjes Xhaçka gjeti rastin të falenderojë homologun e saj polak për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në NATO e tani në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin ushtarak, si dhe për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës si shtet i pavarur.  Po sot ministri polak, Maciereviç nderoi me medalje dy nënkolonelët shqiptarë, Dritan Muka dhe Silvana Lahi, të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak.

Sicred