KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë për herë të parë marrëveshje bashkëpunimi kulturor
serbi, shqiperi, marreveshje bashkepunimi kulturor, kulture, ministria e kultures

Shqipëria dhe Serbia nënshkruajnë për herë të parë marrëveshje bashkëpunimi kulturor

Për herë të parë firmoset një marrëveshje bashkëpunimi kulturor mes Shqipërisë dhe Serbisë. Kjo është arritur në përfundim të Konferencës së tretë Ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm”. Marrëveshja u nënshkrua nga dy ministrat e Kulturës, ai serb, Vladan Vukosavljevic dhe ministrja shqiptare, Mirela Kumbaro. Ministri serb e vlerësoi këtë si një moment historik për bashkëpunimin kulturor mes vendeve, ndërsa shprehu vullnet të plotë për të mbështetur maksimalisht çdo nismë kulturore mes dy vendeve. Qëllimi i këtij programi bashkëpunimi kulturor është të zhvillojë dhe mbështesë bashkëpunimin kulturor mes institucioneve dhe organizatave të ndryshme të të dy vendeve, në shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e politikave në art – kulturë dhe trashëgimi kulturore, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, UNESCO-s, në përpjekje për të ndërtuar dhe nxitur marrëdhënie të mira dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor mes palëve.

 

Sicred