KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit
Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit

Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi në luftën kundër terrorizmit

Shqipëria dhe Maqedonia nënshkruan të shtunën një protokoll bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër terrorizmit. Firmat përkatëse u hodhën nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj homologu i tij maqedonas, Oliver Spasovski, gjatë një vizite që zoti Xhafa zhvilloi në Ohër. “Protokolli i bashkëpunimit për luftën kundër terrorizmit”, i propozuar nga ministri Xhafaj ka marrë mbështetje nga vende të ndryshme të BE-së, nga Komisioneri Avramopulos, dhe u përkrah plotësisht edhe nga Ministri Spasovksi.
Në bisedimet mes dy minsitrave u ra dakord gjithashtu edhe për nisjen e punës për ngritjen e pikave të përbashkëta kufitare në Qafë Thanë, Tushemisht dhe Trebisht.
Në konferencë për mediat, ministri Xhafaj u shpreh se “nuk kishim asnjë çështje ku ndaheshim, por ishin të gjitha çështje që kishim dakordësi shumë të mirë midis nesh”. “Unë besoj se çështjet që diskutuam për luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër krimit të organizuar, kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë në dy vendet tona, por kontribuojnë për qetësinë dhe sigurinë edhe në rajon”, theksoi ministri i brendshëm shqiptar. Ai shtoi se “kjo marrëdhënie që kemi vendosur midis dy ministrave dhe midis dy ministrive, mund të jetë një model shumë i mirë edhe për marrëdhëniet e tjera në këtë rajon”.
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë, Oliver Spasovski, u shpreh se “gjatë takimit të sotëm biseduam për bashkëpunimin që ne kemi pasur në të kaluarën, por gjithashtu u angazhuam për bashkëpunim të mëtejshëm edhe në të ardhmen”. Ai tha se “Gjithashtu me rëndësi të madhe është edhe firmosja e memorandumit mes dy vende, në drejtim për forcimit të bashkëpunimit policor dhe luftës kundër terrorizmit ndërmjet të dyja vendeve. Biseduam edhe për nismën e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë për hapjen e qendrave të përbashkëta kufitare të Ballkanit Perëndimor, nismë të cilën ne si ministri e pranuam me kënaqësi” tha zoti Spasovski.

Sicred