KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Maqedonia lehtësojnë bashkëpunim në fushën e bujqësisë
Shqipëria dhe Maqedonia lehtësojnë bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Maqedonia lehtësojnë bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Shqipëria dhe Maqedonia kanë një fluks të lartë tregtar në importin dhe eksportin e prodhimit bujqësor edhe për shkak të afërsisë gjeografike. Nxitja dhe lehtësimi i marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve, në fushën e bujqësisë, kjo edhe në kuadër të zbatimit të tregtisë së lirë si dy vende të CEFTA-s, ishte në qendër të një takimi të zhvilluar në Ohër mes ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi dhe ministrit maqedonas të Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë Ujore Ljupço Nikollovski. Gjatë këtij takimi, Peleshi u ndal tek lehtësimi i procedurave doganore në eksportin e prodhimit të hershëm bujqësor, problem i ngritur më herët edhe nga tregtarët shqiptarë, si dhe në zgjerimin e listës së eksportit për nënproduktet e qumështit. Problematika, për të cilat u ra dakord, që të diskutohen në nivel teknik, për të arritur në një zgjidhje të shpejtë.
Volumi tregtar në sektorin e bujqësisë për vitin 2017, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë ishte rreth 3.3 miliardë lekë. Në këtë kuadër, Maqedonia është një ndër tre partnerët tregtarë kryesorë, nga ku origjinojnë 30.1% të importeve të produkteve bujqësore dhe shkojnë 12.7% të eksporteve shqiptare.

Sicred