KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë 12 marrëveshje e memorandume bashkëpunimi

Shqipëria dhe Kosova nënshkruajnë 12 marrëveshje e memorandume bashkëpunimi

Shqipëria dhe Kosova nënshkruan të hënën pas një mbledhjeje të përbashkët mes qeverive në Korçë, 12 marrëveshje e memorandume të cilat pritet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin mes të dy vendeve.
Bëhet fjalë për memorandumet e bashkëpunimit në fushën e mjedisit për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij, bashkëpunimin në fushën e kulturës, si dhe marrëveshje e memorandume për bashkëpunimin për diasporën. Ndërkaq mes dy ministrive të Bujqësisë u nënshkrua një protokoll teknik për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore dhe joshtazore mes dy vendeve. Mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, u nëshkrua një memorandum për nxitjen e investimeve, ndërsa mes dy ministrive të energjetikës u firmos një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike. Palët firmosën edhe marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme në kuadër të integrimit europian.
“Mbledhja flet vetë për një bilanc arritjesh të rëndësishme dhe angazhimesh të rëndësishme, bazuar mbi sa kemi bërë deri më sot. Ne kemi marrë këto angazhime mbi bindjet se ka ende shumë për të bërë dhe mundësitë janë aty. Praktikisht, që nga mbledhja e parë në Prizren, ne kemi pasuruar këtë kuadër bashkëpunimi me disa pjesë të rëndësishme” tha kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar Haradinaj. Ai tha se
“Mbledhjet nuk janë provokime, por takime për të bërë më mirë ato punë që kemi bërë dhe kemi mundësi të bëjmë shumë më tepër” pasi y pyet se këto mbledhje mund të interpretohen si provokime në Serbi. “Janë hapa të mirëpërcaktuar në një drejtim të përbashkët strategjik. Pavarësisht se jemi të ndarë në dy shtete, bota shqiptare është një” deklaroi zoti Rama.
“Jam i gëzuar që përmbyllëm këtu 12 marrëveshje të ndërsjellta” tha nga ana e tij kryeminstri kosovar Haradinaj, ndërsa nënvizoi se po punohet intensivisht për thjeshtimin edhe më tej të kalimit kufitar mes dy vendeve. “Kemi edhe një protokoll për kalimin e kufirit, që lehtëson krejtësisht kalimin dhe po punojmë në unifikimin doganor” tha ai.

Sicred