KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Kosova, mbledhje të përbashkëta për festat e nëntorit

Shqipëria dhe Kosova, mbledhje të përbashkëta për festat e nëntorit

Korça dhe Vlora do të jenë dy qytetet që do të presin qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës në mbledhjen e radhës të përbashkët mes tyre. Këtë e konfirmoi vet kryeministri Edi Rama, pas takimit me zv.kryeministri dhe ministri i jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, duke shtuar se ajo do të mbahet në datat 27 dhe 28 Nëntor. Në të parën vizitë zyrtare që nga marrja e detyrës, Pacolli zgjodhi Shqipërinë ku u prit nga homologu shqiptar Ditmir Bushati. Diplomacia ekonomike, sipas ministrit Bushati është fokusi i këtij mandati, e për këtë ai kishte një ftesë edhe për ministrin Pacolli. Më pas, ministri Pacolli u ndal në Presidencë, ku u takua me kreun e shtetit Ilir Meta, i cili e përgëzoi për detyrën e re, duke vlerësuar edhe angazhimin e tij personal në njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Sicred