KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për ruajtjen e mjedisit

Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për ruajtjen e mjedisit

 

Politikat ekonomike me Shqipërise dhe Kosovës do të sjellin një realitet krejtësisht të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve, veçmas edhe për problemet e mjedisit. Gjatë ditës se sotme, ministri i turizmit dhe mjedisit, Blendi Klosi priti në një takim ministrin e tregtisë dhe industrisë, Bajram Hasani dhe ministren e mjedisit dhe planifikimit hapsinor, Albena Reshitaj. Takimi mes homologëve kishte për qëllim përgatitjen e mbledhjes mes dy qeverive më 27 nëntor në Korçë, dhe veçmas problemet e mjedisit.
“Qytetarët këndej dhe andej Alpeve, të kenë mundësinë të kuptojnë që ky është një mjedis i përbashkët, është prona e kombit shqiptar dhe si pronë e kombit duhet të mbrohet, ndihmohet dhe mbështetet nga e gjithë qytetaria jonë” tha ministri Klosi.
Për ministren kosovare Albena Reshitaj “Mbrojtja e shëndetit të njeriut është një sfidë globale dhe aq më shumë për vendet në zhvillim e sipër”.
Ndërkohë mes ministrave të mjedisit vemendja u përqëndrua tek projektet e përbashkëta për ruajtjen  e mjedisit në të dy anët e kufirit.

Sicred