KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Kosova, axhendë të përbashkët në fushën e mbrojtjes

Shqipëria dhe Kosova, axhendë të përbashkët në fushën e mbrojtjes

Për Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dy janë prioritetet e axhendës së përbashkët: paprekshmëria e kufijve kushtetues dhe konsolidimi i shtetit të Kosovës. Këto dhe tema të tjera të rëndësishme që lidhen me planin e bashkëpunimit, u biseduan dhe deklaruan nga dy ministrat, Mimi Kodheli dhe Haki Demolli gjatë takimit të sotëm në Tiranë. “Çdo përpjekje për të krijuar tensione false do të përballet me vullnetin tonë për të vazhduar ëndrrën tonë të madhe të integrimit Euro-Atlantik.”- tha Kodheli. “Ne si ministri e FSK e kemi detyrim që të angazhohemi në procesin e transfomimit që kemi filluar, por gjithësesi dëshërojmë që ai të zhvillohet me faktorët ndërkombëtarë” tha ministri kosovar Demolli..
Ndonëse e ka deklaruar prej disa kohësh, sërish Kodheli vlerësoi rolin e KFOR-it dhe premtoi dyfishim të prezencës së ushtarakëve shqiptarë atje.

Sicred