KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kina intensifikojnë bashkëpunimin

Shqipëria dhe Kina intensifikojnë bashkëpunimin

Shqipëria dhe Kina gjenden në dy skajet e infrastrukturës “Një brez një rrugë”, nisma që tre vjet pas shpalljes së saj duket se do të hedhë hapat e parë reale. Ndërsa në Kinë mbahet Samiti që do të konkretizojë pikërisht këtë, në Tiranë, ambasadorja kineze Jiang Yu siguron se avantazhet e Shqipërisë janë të dukshme. Ndërsa përgëzon arritjen e komisionit ekonomiko tregëtar mes dy vendeve në nivelin më lartë që është ai ministror, numri një i diplomacisë kineze në Tiranë, njofton nënshkrimin e tre memorandumeve të nevojshme për këtë bashkëpunim. “Këtu parashikohet të nënshkruhet tre memorandume. Ai i ndërtimit të përbashkët të “Një brez një rruge”, memorandum për think tankun dhe një tjetër për median” tha për RTSH zonja Jiang Yu.
Pala kineze e sheh avantazhin gjeografik të Shqipërisë në rajon  si diçka të dukshme që sëbashku me miqësinë tradicionale, duhet shfrytëzuar për ta shfaqur me mendësi të re.
“Së pari përsa i përket avantazhit gjeografik është e dukshme dhe prandaj e gëzon një rëndësi të veçantë në fushën e ndërlidhjes rajonale. Ne duam të marrim pjesë aktivisht edhe në ndërtimin e infrastrukturës brenda Shqipërisë për të thelluar avantazhin e saj. Përsa i përket turizmit dëshirojmë të tërheqim turistë kinezë për të ardhur këtu. Ka një nostalgji të thelle ndaj popullit shqiptar dhe kjo duhet shfrytëzuar që të zgjerohet numri i turistëve kinezë. Nga ana tjetër, unë shpresoj e inkurajoj ndërmarrjet shqiptare që të eksplorojnë tregun kinez në fushën e turizmit. Mbi 100 milionë kinezë në vit dalin jashtë Kinës për turizëm, gjë që e bën atë tregun nr. 1 botë” thotë zonja Jiang Yu.”Siç më kanë thëne turistët kinezë përveç historisë dhe kulturës se Shqipërisë, ajo që i prek me thellë është dashuria e popullit shqiptar për kinezët” shton ajo.
Fryma e ndërlidhjes e projektit të madh ndërkontinental, për të cilin kanë rënë deri tani dakort më shumë se 100 vende, është ndërthurur në Europë me nismën 16+1, nga të cilat 11 vende janë anëtare të BE. Studimet globale tregojnë se përfitimet do të jenë për të gjitha vendet që marrin pjesë dhe do ndërlidhen në projektin që nuk është thjeshtë infrastrukturë. Potencialet e Shqipërisë në këtë pjesëmarrje, ambasadorja kineze Jiang Yu i sheh në drejtim të rritjes se ndërkëmbimeve tregtare.
“Produktet shqiptare, vaji i ullirit dhe mjalti, janë shumë të mirëpritura nga konsumatorët kineze. Dhe ne po koordinojmë me departamentet përkatëse kineze e shqiptare që të nxisim institucionet shqiptare e kineze që të nënshkruajnë një marrëveshje që të shtrojmë bashkërisht rrugën për eksportin e produkteve bujqësore shqiptare në tregun kinez. Shpresojmë që përmes kësaj të ngremë volumin e përgjithshëm të import- eksporteve. Shqipëria e Kina ndodhen në dy skaje të rrugës “një brez një rrugë” dhe shpresojmë që ta ngremë këtë bashkëpunim dhe në këtë kuadër” tha zonja Jiang Yu.
Për ambasadoren kineze nisma e vendit tësaj dhe platforma europiane duhet shfrytëzuar si shans historik.
“Duhet që Nisma “Një brez një rrugë” dhe platforma ‘16+ 1’ të shfrytëzohen si shans historik, më së miri me mekanizmin e ri të bashkëpunimit. Përsa i përket Shqipërisë, pala kineze dëshiron të gjejnë pika takimi te të dy vendeve. Dhe më rëndësishmja është që sidomos gjatë periudhës në dy vitet fundit marrëdhëniet kino-shqiptare janë ngritur nga njëra anë përmes besimit reciprok dhe nga ana tjetër përmes dëshirës. Nëpërmjet bashkëpunimit ne dëshirojmë t’i konkretizojmë ato” tha ambasadorja kineze në Tiranë Jiang Yu për RTSH

Sicred