KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Kina do të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike
Shqipëria dhe Kina do të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike

Shqipëria dhe Kina do të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike

Shqipëria dhe Kina do të intensifikojnë punën e Komisionit Ekonomiko-Tregtar, një nismë kjo e dy vendeve që po shqyrton potencialet dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Për këtë qëllim, ministrat e linjës së dy vendeve do të shkëmbejnë listat e projekteve strategjike në Shqipëri, për të shqyrtuar hapsirat ku mund të zgjerohet bashkëpunimi.
Gjatë një takimi në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri i Kines Zhang Gaoli, vendosën në parim mbajtjen e një tjetër takimi pas dy muajsh në Kinë, për të parë ecurinë e Komisionit me projekte konkrete për bashkëpunim midis dy shteteve. Sipas zotit Rama në takim u fol konkretisht për një hov të ri në marrëdhëniet ekonomike e tregtare, në këtë fazë të re të zhvillimit të vendit ku zoti Gaoli ka vlerësuar se reformat e qeverisë po japin rezultate mbresëlënëse.
Zëvendëskryeministri kinez ka theksuar theksoi se pozicioni i Shqipërisë në rajon është strategjik dhe duhen rritur mekanizmat e bashkëpunimit ekonomik për nxitjen e investimeve private.
Aktualisht, Kina ka disa iniciativa bashkëpunimi në rajon, ku merr pjesë dhe Shqipëria, dhe dy zyrtarët e lartë vlerësuan se hapësira e bashkëpunimit ekonomik mes dy vëndeve mund të zgjerohet edhe në kuadër të këtyre nismave.
Zëvendëskryeministri i Kinës Zhang Gaoli, u prit në një takim edhe nga Presidenti Bujar Nishani, i cili vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, që kanë hyrë në një fazë të re në kushtet e zhvillimeve të fundit globale dhe rajonale.

Sicred