KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Izraeli diskutojnë sigurinë kibernetike, industrinë dhe edukimin ushtarak
Shqipëria dhe Izraeli diskutojnë sigurinë kibernetike, industrinë dhe edukimin ushtarak

Shqipëria dhe Izraeli diskutojnë sigurinë kibernetike, industrinë dhe edukimin ushtarak

Për herë të parë një ministër shqiptar i mbrojtjes shkon zyrtarisht në Izrael. Aktualisht, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka nisur nje vizitë zyrtare dyditore atje ku është pritur nga homologu i saj Avigdor Liberman, të cilët e konsideruan këtë hap si të një rëndësie të veçantë në marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Izraelit. Tema kryesore e takimit mes dy zyrtarëve të lartë ishte edhe siguria kibernetike, industria ushtarake si dhe një projekt i afërt për shkëmbimin e modeleve dhe kurrikulave në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak. Z. Liberman vlerësoi rolin e Shqipërisë për garantimin e sigurisë dhe paqes në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh se dy vendet ndajnë të njëjtat vlera si aleatë strategjikë për sigurinë në rajon. Duke e cilësuar Izraelin si një aleat të vyer të NATO-s në luftën kundër terrorizmit, ministrja Xhacka shprehu gatishmërinë e shqiperise për një memorandum bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes dy vendeve. Ne këtë pikë Xhaçka ftoi homologun izraelit për bashkëpunim me institucionet e sigurisë dhe Mbrojtjes, edhe për Qendrën e Ekselencës së NATO-s për studimin e fenomenit të Luftëtarëve të Huaj Terroristë.

Sicred