KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dhe Greqia zhvilluan raundin e dytë të bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare
Delimitimi i zonave detare, Greqia dhe Shqipëria vazhdojnë bisedimet

Shqipëria dhe Greqia zhvilluan raundin e dytë të bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare

Në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese, Shqipëria dhe Greqia kanë përfunduar raundin e dytë të bisedimeve mes tyre mbi përcaktimin e hapësirave detare. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme me një njoftim të shkurtër për mediat. “Përfundoi sot me datë 15 maj 2018 në Athinë raundi i dytë i bisedimeve mbi përcaktimin e hapësirave detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”, është përmbajtja e njoftimit. Takimi u zhvillua në rang ekspertësh. Ai pason takimin pak ditë më parë në Selanik të ministrave të jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Sicred