KRYEFAQJA » LAJME » Kocias takohet me Bushatin: Maqedonia e ka të nevojshme të reflektojë

Kocias takohet me Bushatin: Maqedonia e ka të nevojshme të reflektojë

Shqipëria dhe Greqia kërkojnë një reflektim të shpejtë në funksion të stabilitetit dhe të ardhmes europiane të Maqedonisë. Ministrat e jashtëm të të dy vendeve që u takuan të enjten në Athinë me ftesë të ministrit të jashtëm Kocias, diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në rajon, veçanërisht mbi situatën në Maqedoni, duke shprehur shqetësimin për thellimin e krizës. Sipas Bushatit dhe Kocias Maqedonia e ka të nevojshme të reflektoje duke adresuar stabilitetin dhe të ardhmen europiane të vendit. Ministria e jashtme shqiptare që e vlerëson nismen e ministrit grek si përpjekje për të vazhduar dialogun e ngushtë e periodik, në kuadër të mekanizmit të nivelit të lartë për trajtimin e mosmarrëveshjeve dypalëshe, bën të ditur që çeshtjet u trajtuan në spektrin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, zhvillimet në rajon, sfidat aktuale të sigurisë si dhe nevojën për një ndërveprim më të mirë në përballimin e tyre në planin rajonal dhe më gjerë.
Bushati e Kocias raportohet të kenë trajtuar çështje që janë në tryezën e diskutimit mes palëve, për gjetjen e modaliteteve të qëndrueshme për adresimin e tyre përfundimtar. Palët kanë rënë dakort dhe për një kalendar të përbashkët për adresimin e të gjitha çështjeve pasi vlerësuan progresin e arritur në disa prej komisioneve dypalëshe. Bashkëpunimi dypalësh është vlerësuar reciprokisht si fuqizim i marrëdhënieve me rëndësi strategjike nes vendeve fqinje anëtarë të NATO-s dhe gjithnjë e më afër në planin europian, qe i shërben edhe të ardhmes europiane të rajonit.

Sicred