KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nxitje bashkëpunimi
Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nxitje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nxitje bashkëpunimi

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po shohin mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes tyre. Kjo u bë e ditur gjatë një vizite në Abu Dhabi të kryeministrit Edi Rama dhe takimeve me kryeministrin, Lartësinë e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum.
Sipas Zyrës së Shtypit të kryeministrit, zoti Rama gjatë këtij takimi theksoi nevojën për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si edhe ftoi sipërmarrësit e Emirateve të Bashkuara Arabe të investojnë në Shqipëri. Me interes nga të dyja vendet shihen investimet në fushën e turizmit dhe infrastrukturës, sidomos në portet detare.
Në takim u diskutua edhe për mundësinë e vendosjes së një linje ajrore të Emirateve të Bashkuara që të lidhë dy vendet.
Nga ana e tij, Lartësia e Tij, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum falenderoi kreun e qeverisë shqiptare për vizitën, si dhe shprehu gatishmërinë për të nxitur investimet në Shqipëri.
Zoti Rama shoqërohej nga shefi i diplomacisë Bushati, kreu i grupit parlamentar Balla dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Veliaj.

Sicred