KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria dëbon dy diplomatët rusë
Shqipëria dëbon dy diplomatët rusë

Shqipëria dëbon dy diplomatët rusë

Shqipëria vendosi dëbimin e dy diplomatëve ruse këtë të hënë. Ata janë Vladislav Filipov atasheu ushatarak dhe Alexey Balashov, sekretar i parë i Ambasadës. Vendimi është konfirmuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila ka lajmëruar zyrtarisht për vendimin edhe ambasadën e Federatës Ruse në Shqipëri. Nota verbale për shpalljen si persona të padëshirueshem të dy diplomatëve rusë, vjen pasi veprimtaria e tyre vlerësohet se nuk përputhet me statusin diplomatik.

Vendimi i Shqipërisë është në të njëjtën linjë me SHBA-të dhe disa vende të Bashkimit Europian. Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi dëbimin e 60 diplomatëve ruse, ndërsa Gjermania, Franca, Ukraina, Kanadaja dhe vende të tjera kanë dëbuar po ashtu përfaqësuesit e Moskës.

Sicred