KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëria aleate e SHBA në luftën antiterror

Shqipëria aleate e SHBA në luftën antiterror

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Washington D.C., Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë. Gramoz Ruçi mori pjesë në forumin parlamentar për inteligjencën dhe sigurinë. Gjatë viteve të fundit Forumet Parlamentare të Sigurisë dhe Inteligjencës kanë tërhequr 650 deputetë dhe zyrtarë qeverie nga mbi 60 vende, për të diskutuar mbi financimin e terrorizmit, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin në fushën e inteligjencës. Forumi i 10-të parlamentar për Sigurinë dhe Inteligjencën shënoi një pjesëmarrje të nivelit të lartë.
Gjithashtu, zoti Ruçi, në kuadër të axhendës së takimeve me zyrtarë të lartë të SHBA-ve gjatë ditëve të tij të qëndrimit në Washington, zhvilloi takime me kongresmenë dhe senatorë. Kreu i parlamentit shqiptar i informoi ata për ecurinë e deritanishme të implementimit të reformës në drejtësi dhe të procesit të vetingut, si një garanci për ndërtimin e një sistemi drejtësie të pandikuar nga politika dhe të fortë në luftën kundër korrupsionit. Kronika speiale është përgatitur nga gazetarja Mimoza Haxhiaj.

Sicred