KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri-Ukrainë, Panuçi: Do të bëjmë një ndeshje shumë serioze!
Panuçi: Lufta jonë për vendin e dytë

Shqipëri-Ukrainë, Panuçi: Do të bëjmë një ndeshje shumë serioze!

Pas humbjes gati poshtëruese në miqësoren me Kosovën pak ditë më parë, traineri italian i kombëtares shqiptare Kristian Panuçi ka premtuar se në takim me Ukrainën në Evian të dielën, ekipi do të paraqitet ndryshe. “Diçka duhet të bëjmë dhe diçka do të ndryshojmë. Nuk dua të përcjell justifikime, por këta janë lojtarët që kemi të grumbulluar. Megjithatë do të provojmë të ndryshojmë diçka” tha Panuçi. “Kemi folur dhe jemi përballur, ndaj besoj se jemi të gjithë koshientë që kemi bërë një ndeshje të shëmtuar ndaj Kosovës. Jam i bindur që nesër do të nxjerrim në pah krenarinë dhe dëshirën për të bërë mirë dhe më pas do të shkojmë me pushime” kujtoi ai ndoshta përvojën më të keqe me kombëtaren shqiptare . “Pas ndeshjes do të flasim, por jam i sigurt që nesër do të bëjmë një ndeshje shumë serioze. Në futboll mund të fitosh dhe të humbësh, por jam i bindur që nuk do të përsëritet ajo që ndodhi me Kosovën” tha sërisht traineri i kuqezive Kristian Panuçi.

Sicred