KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri-Uells 0-0 … dhe yjet rrijnë e vështrojnë…

Shqipëri-Uells 0-0 … dhe yjet rrijnë e vështrojnë…

Pas disa minutave të para që qeta, janë miqtë të rrezikojnë në minutën e 6-të, por Vouks nuk e kalibron mirë goditjen me kokë dhe topi përfundon jashtë. Uellsi mbetet në gjysmëfushën e Shqipërisë dhe më pak se 120 sekonda më pas  rrezikon përsëri, por mbrojtja kuqezi devijon jashtë për një goditje këndi. Janë minuta të mira këto për uellsianët, që rrezikojnë sërish në minutën e 12-të . Pas një pauzë 10-minutëshe të vaktë, janë miqtë që shfaqen rrezikshëm, por goditja me kokë e Bruksit përfundon jashtë, por fare pranë shtyllës së djathtë pingule të portës së mbrojtur nga Berisha.  Nervozizëm i panevojshëm i Taulant Xhakës, që shpëton me një karton të verdhë në minutën e 36-të.  Aksion i bukur i britanikëve dhe Vokës është i vetëm në qendër dhe godet por Berisha nuk jepet dhe e devijon me këmbë topin jashtë për një goditje këndi, me të cilën mbyllen 45 minutat e para.

Sicred