KRYEFAQJA » LAJME » Shqipëri – Norvegji, Panuçi shpall listën
Shqipëri - Norvegji, Panuçi shpall listën

Shqipëri – Norvegji, Panuçi shpall listën

Trajneri i ekipit kombëtar të fubollit, Kristian Panuçi, ka shpallur sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 26 marsit 2018 në Stadiumin “Elbasan Arena”, me përfaqësuesen e Norvegjisë. Sikundër është bërë tashmë traditë, trajneri ka zgjedhur ta bëjë të ditur listën me lojtarët disa ditë përpara, teksa më pas për të gjithë gazetarët do të ketë daljen e tij publike në një konferencë për shtyp, që do të mbahet ditën e hënë, në orën 11.00, në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në listën e trajnerit për këtë ndeshje bien në sy edhe grumbullimet e disa lojtarëve të rinj që vijnë për herë të parë në skuadrën kombëtare të futbollit, në një kohë që një pjesë tjetër mungojnë edhe për efekt dëmtimi. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë të hënën në datë 19 mars, në Durrës. Ditën e hënë do të bëhet publike edhe programi i plotë mediatik dhe stërvitor për ekipin kombëtar të futbollit, për gjithë javën e grumbullimit.

Lista  lojtarëve të grumbulluar

ETRIT BERISHA

THOMAS STRAKOSHA

ALBAN HOXHA

ELSEID HYSAJ

MERGIM MAVRAJ

BERAT DJIMSITI

HERDI PRENGA

NASER ALIJI

ERMIR LENJANI

ARLIND AJETI

BUJAR LIKA

YLBER RAMADANI

SABIEN LILAJ

TAULANT XHAKA

KAMER QAKA

ANDI LILA

EROS GREZDA

ODISE ROSHI

KRISTAL ABAZAJ

ENIS GAVAZAJ

LIRIDON LATIFI

BEKIM BALAJ

ARMANDO SADIKU

SOKOL CIKALLESHI

Sicred